Kandidatët për deputetë nga radhët e AAK-së, PDK-së dhe LDK-së kanë shpalosur programin e tyre për rininë.
Rita Spahiu kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se partia e saj u ka dhënë gjithmonë hapësirë të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Ajo ka thënë se sfida ka shumë dhe janë përqendruar më shumë që të ketë një përfaqësim dinjitoz të të rinjve.
“Unë e di që problemi kryesor është punësimi dhe kjo është një prej pikave kryesore të LDK-së. E kemi paraparë edhe praktikën në punë, njohjen e punës vullnetare si pjesë e punësimit”, ka thënë ajo.
Kandidati për deputet, Besnik Krasniqi ka thënë se AAK ka paraparë qe duhet të ndryshohet sistemi arsimit, pasi shton se në mënyrë enorme janë prodhuar ekonomistë dhe juristë.
“Aleanca do të fokusohet në riformatimin e sistemit të arsimit. Ne kemi bërë një studim ku ka dalë se një pjesë e madhe e të rinjve nuk drejtohen në shkolla teknike ose profesionale. Realisht edhe investitorët e huaj nuk kanë arritur të gjejnë fuqi punëtore. Do i japim një prioritet maksimal mësimit teknik për rininë. Kjo është pjesa e parë sa i përket arsimit. Kemi parapara edhe elemente të tjera lehtësuese, ku parashihet subvencionimi i pagave për punëtorët e rijnë për gjashtë muaj, kjo do ta lehtësonte punën e ndërmarrëseve”, ka thënë ai.
Edhe
Mujaj: Brenda LDK-së ka interes për të bashkëqeverisur me LVV-në
Ndërkaq Donjet Bislimi, kandidat për deputet nga PDK ka thënë se pjesa më vitale që duhet të shtyhet përpara është implementimi dhe fuqizimi i kartës së studentit.
Sipas tij, studentët duhet t’i gëzojnë privilegjet që u takojnë.
“Karta e studentit do t’u garantonte studentëve zbritje në të gjitha shërbimet e mundshme. E dyta është që aktivitetet tona që i kemi dhe janë të shumta të numërohet si përvojë pune. Nëse vullnetarizmi numërohet si përvojë kjo do t’i ndihmonte të rinjtë”, ka thënë ai.