Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja kritikon Osmanin: E papranueshme heshtja e presidentes për Kodin Civil

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar heshtjen e presidentes Vjosa Osmani për mosmiratimin e Projektkodit Civil të mërkurën në Kuvend, në të cilët përfshihet edhe bashkësia civile mes gjinive të njëjta.

Sipas Deliu-Kodrës, mosreagimi i Osmani në këtë çështje “po e ridëshmon për të satën herë mungesën e aftësisë për të udhëhequr, së pari nga parimet humane e mandej politike.

“E papranueshme mbetet heshtja e presidentes, mungesa e guximit minimal për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit, gardiane e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, e mbi të gjitha si një grua – në rastin konkret të dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili afekton të drejtën e trashëgimisë për gratë. Pozita që mban nuk e toleron kalkulimin personal mbi interesin e përgjithshëm. Përndryshe, kjo cilësohet abuzim me pozitën dhe ushtrimin e detyrës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Miratimi i Projektkodit Civil dështoi të miratohej në seancën e djeshme të Kuvendit, pasi mori vetëm 28 vota pro, katër abstenime e 29 kundër.

 

Qeveria e arrogancës së numrave dështoi të sigurojë votat në radhët e veta për të miratuar Kodin Civil, i cili përveç...

Posted by Blerta Deliu on Thursday, March 17, 2022