Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar sërish në emër të grupit emërimin e anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deliu në seancën plenare të Kuvendit ka thënë se të enjten është përmbyllur afati për përbërjen e re të KQZ-së. Edhe pse ajo ka thënë se të enjten ka përfunduar afati, 11 prilli është afati i fundit ligjor për ta bërë emërimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje është përmbyllur afati 60 ditor për përbërjen e re të KQZ-së. Aktvendimi i Kushtetueses e ka sqaruar këtë çështje. Përbërja e KQZ nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike por vetëm numrin e grupeve parlamentare. Se PDK-së i takon anëtari i dytë e kanë konfirmuar edhe organizata të shoqërisë civile. PDK kërkon nga u.d e presidentes ta kompletojë KQZ ashtu siç e parasheh kushtetuta. Çdo vendim tjetër i zonjës haxhiu do të përbënte shkelje kushtetuese”, ka thënë Deliu.
Kushtetuta kërkon që gjashtë anëtarë të KQZ-së emërohen nga 6 grupet më të mëdha parlamentare që nuk mbajnë vende të rezervuara. E, nëse në Kuvend ka më pak grupe parlamentare, sipas Kushtetutës, grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë.