Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, thotë se PDK-ja është partia që i është bashkangjitur koalicionit parazgjedhor AAK-Nisma, për të formuar koalicionin e madh parazgjedhor.
Ai thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, por këtij bashkëpunimi i është shtuar edhe PDK-ja. Sherifi shton se nuk janë të sakta vlerësimet se koalicioni ka në qendër PDK-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Koalicioni nuk është rreth PDK-së, por është rreth AAK-së e Nismës. PDK-ja i është bashkangjitur koalicionit AAK-Nisma. AAK e ka edhe kandidatin për kryeministër. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në koalicionin AAK-Nisma”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Sherifi ka komentuar edhe deklaratat nga LDK-ja që e vlerësojnë koalicionin PDK-AAK-Nisma si koalicion të natës dhe frikës. I ka kujtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafës, marrëveshjen për koalicion paszgjedhor me PDK-në për qeverisjen e fundit.
“Isa Mustafa s’ka të drejtë të flasë me tone të tilla kur atëherë kishte nënshkruar marrëveshjen me Thaçin pas orës 22:00”, ka shtuar ai.