Bilall Sherifi, nga Nisma ka thënë se ofertën për koalicion e kanë marrë nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Unë mendoj se PDK ka hy në koalicion sepse ata e kanë ftuar Haradinajn, i kanë bërë ofertë pastaj kemi kontaktuar me Limaj, dhe pas negociatave të vazhdueshme kemi ardhë në përfundim për Haradinajn kryeministër”, ka thënë Sherifi.
Sherifi ka thënë se do të jenë në listë bashkë me AAK-në dhe PDK-në, në ndarje 50%-50%".
“Është koalicion i papritur, kjo po them është si kundërpërgjigje, asnjëri nga subjektet nuk kanë qenë në fillim të kënaqur”, shtoi ai.
Ai gjithashtu ka thënë se zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme edhe për ta, gjithçka ka nisur pas orës 21:00”, ka thënë Sherifi.