Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka gënjyer kur ka deklaruar se janë punësuar mbi 400.000 persona gjatë qeverisjes së tij.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra”.
“E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”, ka thënë ajo.
Çitaku ka thënë se Kurti ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.
“Mos më besoni mua. Besoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, ka shkruar ajo në Facebook.
Edhe
Çitaku: Pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, Kurti do të pësonte fiasko edhe më të thellë politike
Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për herë të parë në ekonominë e Kosovës janë gati 405 mijë vende pune aktive.
-
Çitaku – Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor je ti, 51% s’janë 100%
-
Çitaku: Konferenca e Kurtit ishte material për komedi nëse Kosova s’do të ishte në gjendje të rënduar
-
Çitaku akuzon Kurtin se po sulmon opozitën për të fshehur skandalet
-
Çitaku-Kurtit: Fundi yt politik do të jetë i turpshëm