Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Byronë

kusht.

Partia Demokratikë e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme .

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK. Përparim Gruda, ka thënë për KOHËN se kontestimi i Projektligjit në Kushtetuese është bërë brenda afatit ligjor.

Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në lexim të dytë në Kuvend më 9 shkurt.

Në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet që kontestimi në Kushtetuese duhet të bëhet brenda një afati prej 8 ditësh nga miratimi i ligjit ose vendimit të caktuar.

Bazuar në Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nëse një Projektligj kontestohet brenda këtij afati, atëherë ai nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje te Presidentja e Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm