Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Agim Veliu, për faktin se jeton në Prishtinë, duke i kërkuar atij që të kthehet të jetojë në komunën të cilën e udhëheq.
Përveç tij, kjo Degë e PDK-së thotë se në Prishtinë jetojnë edhe një numër “bukur i madh” i drejtorëve komunalë, dhe kjo, sipas kësaj partie, “tregon më së miri se ku gjendet Podujeva në prioritetet e tij”.
“Qytetarët dhe strukturat partiake nuk t’i zgjedhin halucinacionet dhe paranojat politike të partisë suaj. Adresë për kërkesa të natyrës suaj, duhet t’i zgjedhin organet shtetërore, dhe po ta kujtojmë që Kryeministër vendi është kryetari juaj partiak, e po ashtu ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet po ashtu nga një bashkëpartiak dhe vendas i juaj, institucion ky si shtyllë e sigurisë”, thotë Dega e PDK-së në Podujevë.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë avokat i projekteve për komunën e Podujevës, sa me u kthjellë ti, madje edhe shkolla në fshatin tuaj të lindjes, Bradash, që mban emrin “Nuhi Gashi” është ndërtuar në v. 2009 e po ashtu edhe shkolla fillore në qytet që “mbanë” emrin “Ibrahim Rugova” është ndërtuar nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit”, thotë më tej kjo parti.
“Ndërsa, vendimi për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë është marrë nga ish Kryeministri e tash President i vendit z. Hashim Thaçi (të bashkëngjitur gjeni vendimin)”, shkruan në reagimin Degës së PDK-së në Podujevë.
Edhe
Çfarë i thotë degës së PDK-së së Podujevës Agim Veliu
Më tej, kjo parti thotë se për mjedrat dhe tenderët rreth mjedrave “do të flasim ditëve në vazhdim! Pse dy sezone ju dështuan?!”.
“Po na duket që zheg ju ka ardhë juve z. Veliu, të shtunën, ditën kur në kremten tuaj mungoi ish-Presidenti Sejdiu, njëherësh edhe ish-Kryetar i LDK-së”, përfundon reagimi i PDK-së në Podujevë.
