Në qershor pritet të nisë rundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Por, fundi i majit e gjen Kosovën pa unitet të brendshëm për dialogun në Brukselit, raporton KTV.
Përkundër se Qeveria ka prezantuar një platformë për fazën finale të bisedimeve, e njëjta platformë, që ndër të tjera parasheh që dialogu të udhëhiqet nga presidenti, nuk ka marrë përkrahjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
Në Partinë Demokratike, insistojnë që ish-kryetari i saj t’u prijë bisedimeve.
Por, kundër kësaj kanë dalë disa prej partive në opozitë e pushtet.
Kundërshtimin e ka përsëritur në një reagim të tij, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti.
Edhe
S’ka sinjale për presidentin
Ndërkohë, Hoxhaj pret që bisedimet me Serbinë të përfundojnë në fund të këtij viti ose më së largu deri në gjysmën e vitit 2019, me njohjen reciproke mes vendeve.
Takimi i fundit i presidentit Hashim Thaçi me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, si pjesë e bisedimeve, ishte mbajtur në fund të marsit.