“Aferë pazaresh” e ka quajtur Partia Demokratike audio-incizimin e publikuar të dy zyrtarëve të lartë të Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu e Liridon Latifi.
Asamblistë të PDK-së në Prishtinë kanë kërkuar hetimin e drejtuesve të ndërmarrjes lidhur me anulimin e konkursit për lokalet në lagjen Pejton, pas publikimit të bisedës, ku dy anëtarët e LVV-së flasin për favorizim të bizneseve të lidhura me partinë e tyre, raporton KTV.
Kumrije Shabani e ka akuzuar partinë e Albin Kurtit për kapje të ndërmarrjes, rehatim të militantëve në të dhe dhënie të tenderëve për mbështetësit e partisë.
Të pyetur për ngjashmëritë me skandalin “Pronto” të partisë së tyre, zyrtarë të PDK-së kanë thënë se ata që dikur akuzonin, po e keqpërdorin pushtetin edhe më shumë.
Ata kanë thënë se do të kërkojnë llogari për këto zhvillime edhe nga kryetari Shpend Ahmeti, në Kuvendin e Prishtinës.
Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë dashur të flasin për skandalin e aktivistëve të tyre.
Edhe
Përplasja e asamblistëve të VV-së për Badocin, LDK-ja thotë se u shpalos kriminaliteti
I pyetur për ngjashmëritë me aferën “Pronto” sa i përket qasjes, deputeti Liburn Aliu nuk është përgjigjur.
Por, as Sekretariati për Media i kësaj partie nuk ka dhënë përgjigje gjatë ditës së shtunë.