Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku kanë folur të shtunën në një konferencë për media, për aferën “Karteli i Rrymës”, në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Uran Ismaili ka thënë se kjo aferë lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj, ka kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.
“Sot jemi këtu për të ngritur zërin në emër të qytetarëve tanë dhe për të dënuar aferën e ‘Kartelit të Rrymës’, që tani ka depërtuar në majet më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet. Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një komision parlamentar hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milion eurove të dedikuara për blerje të rrymës. Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shitblerjes së rrymës, sepse, kështu do të zbulohej rrjedha e parasë si dhe lidhjet potenciale të Kartelit të Rrymës me bashkëpunëtorët e kryeministrit Kurti”, ka thënë Ismaili.
Ismaili ka shtuar se raportimet e shumta financiare të kompanisë të Serbisë nga parat e 100 milionshit, siç ka thënë, duke se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv, ku miliona euro të qytetarëve janë shpërndarë në transaksione me kompani serbe. Sipas tij, ka dyshime të mëdha për transaksione edhe me kompani ruse.
“Gjetjet tregojnë se në janar të këtij viti, atë kohë kur Qeveria me paaftësinë e saj e zhyti vendin në krizë energjetike, raportohet se KEK-u ka shitur energji elektrike kompanisë GEN me çmim prej vetëm 105 euro për megavat. Në të njëjtën periudhë, KEK-u ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat. Pra, Kosova ka blerë shtrenjtë, e Beogradit i ka shitur lirë. Ajo që tani dihet është që gjatë muajit dhjetor dhe janar, për dy muaj, është blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milion euro nga kompania GEN me seli në Serbi, e nga dëshmitë që janë zbardhur nga mediumet sllovene paraqitet lidhja se Martin Berisha është paguar rreth 600 mijë euro nga kjo kompani.”, ka thënë ai.
Ndërkaq, nënkryetarja tjetër e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se në vend që diplomacia kosovare të jetë e angazhuar tani të shfrytëzojë rastin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ajo është përfshirë në një skandal
"Për shkak të rrethanave përtej nesh, është krijuar një mundësi e artë për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, për shkak të përjashtimit të Rusisë, në vend se të gjitha resurset tona politike e shtetërore të jenë në funksion të jetësimit të këtij qëllimi madhor, diplomacia e Kosovës duke të jetë e përfshirë në një skandal të madh", ka thënë Çitaku.
Edhe
Rasti i ambasadorit Berishaj i thellon përplasjet pushtet-opozitë
Ajo ka shtuar se Qeveria dhe Presidenca nuk janë as gjykatës as prokuror, duke kërkuar që të shkarkohet menjëherë ambasadori Berisha.
"Ata duhet të ndërmarrin hapa institucional dhe politik. Shkarkimin e menjëhershëm të zotërit Berisha nga pozita e ambasadorit. Unë ju them me bindje se nga dje, ai nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij. Madje, ai ua ka bërë më të vështirë punën edhe ambasadorëve tjerë tanë në vendet e rajonit. Ambasadori Berisha të shkarkohet menjëherë e ti lë rrugën e lirë drejtësisë që të bëjë punën e saj", ka thënë Çitaku.
-
Çitaku ripërsërit: Pa një zor të madh kupola e shtetit s’do ta mbronte Martin Berishajn
-
PDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj: Kurti po bëhet pengesë për zbardhjen e së vërtetës
-
PDK-ja ua kërkon Kurtit e Osmanit shkarkimin e ambasadorit Berishaj
-
Opozita akuzon Vetëvendosjen për dallavere me rrymën