Arbëri

PDIU dekoron ish-ambasadorin Walker

Gjatë një vizite në Kosovë, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, është takuar me ish-Ambasadorin William Walker, i cili ka luajtur një rol vendimtar në ndërgjegjësimin e mbarë opinionit botëror për krimet që po ndodhnin në Kosovë në vitin 1998-të.

Kryetari i PDIU-së vlerësoi rolin e ish-Ambasadorit William Walker për sensiblizimin që bëri për krimet në Kosovë, çka solli më pas edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Për rolin që ai ka luajtur si Ambasador i OSBE-së në Kosovë dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kryetari i PDIU i ka dhënë William Walker dy dekorata simbolike, në emër të Shoqatës “Çamëria” dhe në emër të PDIU-së.

Ambasadori Walker përgëzoi z.Idrizi për arritjet e deritanishme dhe e inkurajoi për të vazhduar pa u ndalur në kauzën e drejtë të çështjes çame.

Gjithashtu gjatë vizitës në Kosovë, Shpëtim Idrizi është takuar edhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Idrizi u shpreh se “lirimi nga akuzat dhe kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, është konfirmim i luftës së drejtë të UÇK-së”, transmeton oranews.

Kryetari i PDIU-së vlerësoi rolin në politikë të Haradinajt në luftën e Kosovës, por edhe rolin e tij sot në politikë.