Kryeministri Albin Kurti, është takuar të dielën me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, të cilin e ka falënderuar për kontributin gjatë luftës.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Walkeri është shprehur i lumtur dhe krenar “për atë që Kosova e ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore”.
“Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës. Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj Ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Walker ishte nderuar vitin e kaluar në Kosovë me titullin “Doctor Honoris Causa”.
-
Kurti takon Walkerin, thotë se diskutuan mbi sfidat e Kosovës
-
William Walker në Kosovë në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut
-
Walker pas takimit me Kurtin: Kosova është histori e jashtëzakonshme suksesi
-
Kurti: Kosova e gatshme për t’i fuqizuar më tej raportet me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq