Epoka e Revolucionit Digjital po i ndryshon rrënjësisht mënyrat e punës, mësimit dhe të bërit biznes. Sot, ndërmarrjet si Google, Facebook, Apple janë ato, që krijojnë më së shumti vlerë dhe vende pune. Por, a jemi të gatshëm ne të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi?
Hulumtimet tona në Pbc.Academy tregojnë se shoqëria kosovare ende mbetet në periferi të këtyre zhvillimeve. Edhe pse përdorimi i internetit është mjaft i lartë, numri i specialistëve të Teknologjisë Informative (TIK), që dalin në tregun e Kosovës është ende modest. Në anën tjetër, bizneset kanë vështirësi për të gjetur veten në këtë ambient të ri inovativ. Sot nuk mund të mendosh karrierën apo të ndërtosh biznes të suksesshëm, pa qenë i pajisur me dije të teknologjisë informative.
Pbc.Academy ka lindur si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të tregut të teknologjisë për fuqi punëtore të kualifikuar, për të mbushur boshllëkun në mes të shkathësive të kërkuara nga tregu dhe atyre që ofrohen aktualisht nga shkollat në Kosovë.
Pbc.Academy është shkollë profesionale që ju ofron ekselencë në edukimin tuaj profesional dhe punën e specializuar praktike. Ne ju ndihmojmë të identifikoni qartë objektivat tuaja të karrierës dhe të zhvilloni një plan zhvillimi të aftësive tuaja të nevojshme përmes trajnimeve kompjuterike. Certifikatat me të cilat do të pajiseni në fund të procesit, ju ndihmojnë për të ndërtuar një përparësi konkurruese dhe që të arrini qëllimet tuaja.
Përmes paketave profesionale të trajnimeve, Pbc.Academy ju garanton aftësimin tuaj për tregun e punës, për:
- Zhvillim softueri dhe etikë në biznes
- IOT, programim sotueri dhe etikë në biznes
- Infrastrukturë harduerike dhe etikë në biznes
Duke ndjekur programet e mësipërme të trajnimeve në Pbc.Aacademy, ju fitoni shkathtësitë e nevojshme për t’u bërë:
- Inxhinier i infrastrukturës së Harduerit
- Zhvillues i sukseshëm i aplikacioneve Ueb dhe Mobile
- Profesionist i IoT dhe Automatikës.
Për më tëpër ne ofrojmë:
Vend pune
Përvoja e punës praktike do të mundësojë angazhim të drejtëpërdrejtë, duke ju siguruar një vend pune!
Ekselencë në të mësuarit praktik
Përvoja juaj e të mësuarit fillon me përsosmëri në klasë. Ne ju ofrojmë trajnerë të kualifikuar me përvojë në industri relevante dhe pasion për t'ju ndihmuar që të keni sukses.
Përsosmëri në karrierë
Biznesi ka nevojë për talentin tuaj dhe ju keni nevojë për një shans për t’u dalluar. Ne ju lidhim me aftësitë dhe ndërtojmë vetëbesimin që ju nevojitet të filloni apo përparoni karrierën tuaj.
Mentorim profesional
Ndërveprimi me trajnerët, mentorët dhe folësit e ftuar ju mundësojnë të merrni informata në nivel ekspertësh nga firmat kryesore dhe korporatat në Kosovë dhe rajon.
Vizito Pbc.Academy sot dhe hap dyert e suksesit tënd!
{gallery}
Edhe
Nxënësit e epokës së AI-së mësojnë me kurrikulën e para një dekade
(Ky Artikulli është i Sponsorizuar nga pbc)