Gazetarja e Rrjetit për krim të organizuar e korrupsion KRIK Bojana Pavloviq ka vlerësuar se Partia Radikale e Serbisë, si rëndom, është zëdhënëse, përkatësisht ajo flet atë që e mendon shumica qeveritare, transmeton Koha.net.
Duke folur për N1 rreth paralajmërimeve të radikalëve se do ta pengojnë festivalin “Mirëdita, dobar dan" si dhe për deklaratën e Nenada Çanakut se “për shkak të kriminelit të luftës, anulohet vizita e mysafirëve nga Kosova”, Pavloviq thotë se mendon këtu nuk është fjala për kriminelin luftës.
"Mendoj se nuk bëhet fjalë për Sheshelin, është për t’u habitur pse kryetarja e Kuvendit Maja Gojkoviq refuzon mikpritjen për delegacionin e Kuvendit të Kosovës, pasi që anëtarë të Listës Serbe deri vonë kanë qenë anëtarë të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ajo.
Ka shtuar të jetë e sigurt se shumica e votuesve të Partisë Përparimtare serbe (SNS) nuk e di se SNS ia ka dhënë përkrahje Listës Serbe
Bojana Pavloviq është fituese shpërblimit për gazetari hulumtuese në Serbi.
-
Radikalëve u ndihmon edhe Qeveria e Serbisë për të penguar “Mirëdita, dobar dan!”
-
Radikalët serbë përsërisin: Do ta pengojmë festivalin “Mirëdita/Dobardan”
-
Radikalët, me të gjitha mjetet kundër festivalit "Mirëdita, dobar dan"
-
Gojkoviq: Deputetët nga Kosova s’mund të vijnë në Beograd në konferencën ndërparlamentare
-
Radikalët e Serbisë: Vuçiq po e përgatit opinionin për njohje të Kosovës