Përkrahja e Listës Srpska për Qeverinë e Haradinajt është pasojë logjike e dialogut të brendshëm të cilin e ka paralajmëruar Aleksandar Vuçiq i cili në fakt po e përgatit opinionin publik për njohjen përfundimtare të shtetit të Kosovës, ka kumtuar sot Partia Radikale serbe, transmeton Koha.net.
Partia Radikale serbe mban qëndrimin se pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Brukselit, pjesëmarrja në Qeverinë e Haradinajt është akti përfundimtar i tradhtisë së serbëve në Kosovë dhe se as njohja formale e Kosovës nuk do t’iu sillte më shumë dëm serbëve në Kosovë, thuhet në kumtesën partiake që e përcjell FoNet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRadikalët serbë e dënojnë në mënyrën më të rreptë vendimin kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për shkak të marrjes pjesë të deputetëve të tij në Qeverinë Haradinaj dhe kërkojnë urgjentisht tërheqjen e këtij vendimi dhe ndalimin e politikës tradhtare të partisë në krye të së cilës është.
Partia radikale serbe ka hedhur poshtë pjesëmarrjen në ashtuquajturin dialog dhe ka propozuar se si mund të gjendet zgjidhja afatgjate të problemit të Kosovës, të cilin, siç thotë kumtesa, sot është problemi më madh në Serbi e të që regjimi i Aleksandar Vuçiqit përpiqet ta relativizojë.
Lista Srpska, në fakt është Lista Srpska e Partisë Përparimtare dhe fushatën e saj në Kosovë e udhëheq Aleksandar Vuçiq me bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë deputetët e të cilës janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të tij, thotë ndër të tjera kumtesa.