Pavarësisht vështirësive në luftën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara.
Kështu u shpreh Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndërsa ndau disa foto nga stërvitja e përbashkët në Bizë.
“Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Luftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të armatosur ditë dhe natë në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë. Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë/ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave
-
FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë
-
Ushtarakët amerikanë vëzhgojnë nga afër stërvitjet luftarake Rusi-Bjellorusi
-
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut me stërvitje të përbashkëta ushtarake
-
Shqipëria do të pajisjet me dy helikopterë amerikanë “Blackhawk”