Drejtori i Aministratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Arben Bilalli, i cili është ndaluar sot nën dyshime për ryshfet, ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, pasuri të paluajtshme në vlerë 525 mijë euro si dhe mbi 90 mijë euro para në bankë.
Bilalli është ndaluar sot nga Prokuroria Themelore e Prishtinës me dyshimin se ka marrë ryshfet në vlerë 8 mijë euro me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor.
Në pasurinë e deklaruar në AKK figuron se Bilalli ka deklaruar një shtëpi banimi në vlerë 300 mijë euro, të cilën e ka deklaruar si të përbashkët dhe trashëgimi familjare. Më pas një tokë 400 metra katror në vlerë 40 mijë euro, të cilën e ka deklaruar se është e bashkëshortes dhe se është trashëgimi familjare.
Një banesë në kulm 141 metra katror, në vlerë 70 mijë euro, që thotë se është blerë në vitin 2014 dhe është pronë e përbashkët ndërsa është blerë me kursime dhe me pagesa me këste.
Më pas një parking për vetura tetë metra katrorë, në vlerë 40 mijë euro, që ka deklaruar si të përbashkët dhe të blerë në vitin 2014 me kursime e me këste.
Dy parkingje në vlerë 10 mijë euro qëi ka deklaruar të vetat të blera me kursime dhe pagesa me këste.
Banesë 116 metra katror që ka deklaruar se e ka blerë me kursime e kredi në vlerë 65 mijë euro.
Po ashtu si pasuri të luajtshme e ka deklaruar një veturë në vlerë 9500 euro.
Sa i përket parave që i ka në bankë. Ai ka deklaruar se bashkëshortja i ka 1178 euro në n jë bankë të Kosovës, ndërsa vet në një bankë të Kosovës i ka 20.191 euro. Po ashtu ka deklaruar se në OSCE – Fond të Kursimeve në Belgjikë, bashkëshortja e tij i ka 67.171 euro. Ndërsa ai i ka edhe 5000 euro tjera.
Po ashtu Bilalli ka deklaruar se ka borxhe 53.625 euro për banesave.
Nga KPM-ja ai ka deklaruar se ka arkëtuar pagë vjetore 11.053 euro. Bashkëshortja nga OSCE-ja pagë 19.608 euro. Po ashtu ka lëshimi i parkingjeve me qira ka siguruar 4200 euro në vit. Ndërsa të hyrat vjetore nga NTP Dardania janë 15.204.