Është organizuar aksioni për pastrimin e lagjes së romëve afër stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë, në kuadër të aktivitetit “Ta Pastrojmë Komunën”.
Në këtë aksion ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori i drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Asllan Isufi, ekipi i Lets do it Kosova, punëtorë të shumtë nga KRM ”UNITETI” , zyrtarë tjerë komunalë, nxënës dhe banorë të kësaj lagjeje.
Nënkryetari i komunës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që së pari të rrisin kujdesin për mjedisin dhe të bashkëngjiten në aksionet e pastrimit në mënyrë që së bashku të veprojmë për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vendin tonë.
“Ky nuk është aksioni i vetëm që e ka ndërmarrë komuna e Mitrovicës në pastrimin e kësaj lagjeje sepse ne jemi të përkushtuar që të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit tonë të jenë sa më të pastërta duke e ditur rëndësinë që ka mjedisi në shëndetin tonë”, tha ndër të tjerash ai.
-
Komuna e Fushë-Kosovës fajëson qytetarët për mbeturinat në lagjen e romëve
-
Pastrohen mbeturinat në një lagje të komunitetit rom në Fushë Kosovë
-
Pastrohet deponia më e madhe në Mitrovicë
-
Pastrohet lagja rome në Mitrovicë të cilën e kishte mbuluar bërlloku
-
Pastrohet lagja rome në Mitrovicë të cilën e kishte mbuluar bërlloku