Mbeturina të shumta janë grumbulluar në lagjen e romëve në Fushë-Kosovë. Zyrtarët e kësaj komune kanë fajësuar qytetarët e pandërgjegjshëm për këtë gjendje të mbeturinave këtu. Drejtori për Shërbime Publike, Maliq Berisha, ka thënë se kanë ndërmarrë disa herë aksione për eliminimin e atyre mbeturinave dhe po ashtu thurjen e asaj hapësire, por ajo gjendje është rikthyer prapë.
Në Ditën Ndërkombëtare të këtij komuniteti, të hënën, është organizuar edhe një aksion i tillë nga organizata “Let’s do it Kosova’ i mbështetur edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Fushë-Kosovës dhe OSBE-ja.
Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, nëpërmjet një njoftimi për media ka thënë se ruajtja e hapësirave përreth vendbanimeve është e domosdoshme për shëndetin dhe jetën e fëmijëve tanë, shkruan sot Koha Ditore.
“Ne sot do të jemi këtu për të pastruar këtë ambient. Megjithatë nuk është e mjaftueshme që sot të pastrohet dhe pas pak ditësh të kthehet në gjendjen e mëparshme. Lus komunitetin rom dhe të gjithë të tjerët t’i ruajnë hapësirat ku po rriten fëmijët tanë, sepse kjo është e dobishme për shëndetin e tyre dhe gjeneratave që po vijnë pas nesh. Na duhet një vend i pastër për të gjithë komunitetet në Kosovë”, ka theksuar Matoshi, nëpërmjet këtij njoftimi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pastrohen mbeturinat në një lagje të komunitetit rom në Fushë Kosovë
-
Banorët e Fushë-Kosovës në hall nga mbeturinat, vonesat arsyetohen me fluksin e shtuar të konsumit
-
Komuna e Fushë-Kosovës u drejtohet qytetarëve: Mos hidhni mbeturina vend e pa vend
-
Fushë-Kosova paralajmëron gjoba për ndotësit e mjedisit
-
Në “Ditën e Mjedisit” aksion pastrimi në liqenin e Vërmicës dhe disa komuna