Bora e fundit që mbuloi vendin tonë, ka qenë e një intensiteti të lartë, mirëpo temperaturat relativisht të buta që po mbretërojnë në vend, kanë bërë që të mos shkaktohen tollovi në komunikacion.
Gent Begolli, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka thënë se “me të filluar reshjet e borës, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë dalë në terren dhe në të gjitha rrugët në kryeqytet komunikacioni po zhvillohet normalisht”.