Për pajisje me pasaportë e letërnjoftim, qytetarët e Kosovës adresohen tek Qendra Komunale për Pajisje me Dokumente.
Edhe gjatë ditëve të pandemisë është i madh fluksi i qytetarëve që presin për t’u pajisur me dokumente, e për t’i mbajtur larg rrezikut nga infektimi janë bërë ndryshime brenda ambientit.
Remzi Gashi, udhëheqës i Qendrës për Pajisje me Dokumente, njofton për mënyrën e aplikimit dhe kriteret që duhet plotësuar.
Në hapësirën e rezervuar për fotografim, e vënë në funksion që nga pandemia, po ruhet edhe distanca.
Kohëzgjatja e marrjes së dokumentit identifikues është një çështje tjetër, për të cilën flet udhëheqësi i Qendrës për Pajisje me Dokumente.
Remzi Gashi përmend edhe diferencën e kërkesave nga viti i kaluar dhe tani për shkak të pandemisë.
Për kah aspekti i sigurisë së pasaportës së Kosovës thekson fakti se ky dokument konsiderohet si mjet i sigurt i identifikimit.
Edhe
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
Sipas Nuredin Ibishit problem kyç i këtij dokumenti del të jetë vjedhja e identitetit.
Ibishi flet edhe për falsifikimin e pasaportës së Kosovës, për të cilën shprehet se është më pak e mundshme të ndodhë një gjë e tillë.
Kontrollet e vazhdueshme të qytetarëve për një dokument të tillë identifikimi kryhen në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, por këtë vikend ambientet e tij janë thuajse të zbrazëta si shkak i pandemisë COVID-19.
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Çfarë duhet të dini para se të merrni veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës
-
Sistemit të ri biometrik në kufijtë e BE-së mund t’i duhen deri në dy vjet për t’u stabilizuar
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia