Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas vrasjes në AKI priten shkarkimet e të gjithë përgjegjësve

U thirr për të raportuar për vrasjen që ndodhi javën e kaluar nga AKI. Por, kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka gjasë të shkarkohet nga komisioni, i cili mbikëqyr punën e tij dhe institucionit ku ai punon, transmeton Koha.net.

Përreth një orë e gjysmë, Sopjani ka dhënë detaje para anëtarëve të këtij komisioni për vrasjen e punëtorit të AKI-së, Isë Sejdiu.

Pas takimit, kryetarja e këtij komisioni refuzoi të japë detaje para medieve për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Megjithatë, komisioni është duke e shqyrtuar mundësinë e shkarkimit të inspektorit Sopajni dhe të gjithë përgjegjësve të tjerë.

Javën e kaluar, AKI-ja u përfshi në incidentin më serioz që i ka ndodhur që nga themelimi.

Valon Ibërdemaj, i cili punonte si sigurim në këtë institucion, vrau në vendin e tij të punës Isa Sejdiun, që punonte në bufenë e AKI-së.

Artikuj të ngjashëm