Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektori i përgjithshëm raporton në Komisionin Parlamentar për vrasjen në AKI

Shkëlzen Sopjani, inspektor i përgjithshëm në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka raportuar para deputetëve të Komisionit Parlamentar për AKI-në në lidhje me vrasjen që ndodhi në këtë institucion të sigurisë.

Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu në një deklaratë për media ka thënë se kishte vullnet në Komision për shkarkimin e inspektorit, por për këtë ka shtuar se nuk do të nguten.

Në këtë deklaratë, Musliu ka pohuar se arma e përdorur për vrasjen ka qenë pa leje, por nuk ka dashur të jap detaje pa dëgjuar edhe raportimin e drejtorit të AKI-së.

“Ju e dini që sot e kemi pasur Sopjanin në raportim te Komisioni për AKI-në. Kemi kërkuar në detaje mbi një ore gjysme rreth zhvillimeve për vrasjen në AKI. Nga inspektori kemi marrë informata në lidhje me rastin. Si komision jemi unik të pandashëm që të kërkojmë llogari brenda institucionit. Sot kishte një vullnet dhe për shkarkimi i inspektorit por nuk do të ngutemi”, ka thënë deputetja Musliu.

“Do të ftojmë në Komision edhe drejtorin e AKI-së. Do të kërkojmë nga përgjegjësit përgjegjësi. Sot nuk është dal me rekomandim për shkarkim, por ka vullnet për shkarkim të atyre qe kanë përgjegjësi në lidhje me këtë. Është e vërtet që arma ka qenë pa leje, por nuk mund te lëshohemi brenda detajeve që u diskutuan”, ka shtuar ajo.

Edhe Pse s’u pyet Maxhuni për vizitën e Thaçit në Ujman Arbëri Pse s’u pyet Maxhuni për vizitën e Thaçit në Ujman

“Do ta dëgjojmë javën e ardhshme drejtorin në lidhje me rastin. Derisa të dëgjojmë edhe raportin përfundimtar nuk mund të japim detaje në lidhje me të, pasi që është rast i ndjeshëm”.

Më katër shtator është qëlluar për vdekje punëtori i bufesë së AKI-së, Isa Sejdiu. Për këtë vrasje është arrestuar punëtori i sigurimit të AKI-së, Valon Ibërdemaj.