Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetëve s’u intereson pse shefi i AKI-së shkoi me Thaçin në Ujman

Dy ditë pasi ish-shefi i policisë, tash shef i AKI-së, Shpend Maxhuni, ishte krah presidentit Hashim Thaçi në vizitën e bërë në liqenin e Ujmanit, ai këtë të hënë ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së.

Në komision nuk kanë vlerësuar që Maxhuni ka bërë shkelje me vizitën në Ujman, prandaj nuk e kanë pyetur fare, por shefi i AKI-së i ka siguruar ata se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile, raporton KTV.

Por, tragjike është quajtur ngjarja e ndodhur javë më parë me vrasjen që u krye brenda institucionit, të cilin e udhëheq Maxhuni.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, ka thënë se me rastin merret Prokuroria e beson që shpejt do të ketë epilog kjo çështje.

Musliu ka thënë se nuk kanë biseduar për shkarkimin e inspektorit Shkëlzen Sopjani, ani pse kohë më parë pati deklaruar se brenda komisionit kishte vullnet për një gjë të tillë.

Edhe Deputetëve s’u intereson pse shefi i AKI-së shkoi me Thaçin në Ujman Video Deputetëve s’u intereson pse shefi i AKI-së shkoi me Thaçin në Ujman

Mëngjesin e 4 shtatorit, 37-vjeçari Isa Sejdiu, punëtor në bufe të AKI-së, ishte vrarë nga një koleg i tij punëtor sigurimi.

Musliu, nga Komisioni për AKI-në, tha se nuk është rast i veçantë që ka ndodhur veç në Kosovë sepse të tilla raste ndodhin në shumë vende, porse nuk duhet të tolerohen, prandaj kanë kërkuar nga drejtori që të ketë përgjegjësi e disiplinë dhe të ketë zero tolerancë për të tilla raste.