Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) ka kërkuar nga institucionet zbatim të ligjit duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës edhe të një punëtori të sektorit të ndërtimtarisë të martën.
Sipas tyre vetëm në vitin 2020, rreth 26 punëtorë kanë humbur jetën në sektorin e ndërtimtarisë. Kurse, sipas tyre, vdekja që u raportua sot shënon vdekjen e gjashtë për këtë vit në këtë sektor, dhe mbi 80 aksidente në vendin e punës janë regjistruar po në këtë vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto shifra alarmante do të duhej që menjëherë të nxisnin reagimin e institucioneve përgjegjëse, posaçërisht Inspektoratit të Punës si institucioni i vetëm në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës me mandat të monitorimit të zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim serioz institucional që do të ndikonte në përmirësimin e kushteve të punës dhe inspektimit të tyre. Ky sektor jo vetëm që është i neglizhuar, por i njëjti nuk trajtohet aspak si njëri ndër sektorët me veprimtarinë më të rrezikshme e që rezulton edhe në rrezikimin e jetëve të punëtorëve”, thuhet në njoftim.
Sipas CSL-së, rasti i sotëm është dështimi i radhës i inspektimit, aktivitet ky i Inspektoratit të Punës, dhe është tregues i qartë i mosfunksionimit dhe mungesës së monitiromit të implementimit të Ligjit të Punës.
“Me këtë rast, i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të trajtojë si prioritet inspektimin dhe monitorimin e Ligjit të Punës, dhe e njëjta t’i marrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme që ky Ligj të implementohet në plotni, sidomos në pikat që rregullojnë sigurinë në vendin e punës. Pasojat e neglizhencës së deritanishme institucionale veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë kanë shkaktuar shumë humbje jetësh të cilat nuk arsyetohen në asnjë mënyrë. Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë institucione të cilat janë në krye të detyrës dhe të cilat sigurohen që mandati i tyre përmbushet plotësisht. Kosova nuk ka jetë për të humbur, dhe është i papranueshëm çdo rast i humbjes së jetës që vije si pasojë e dështimit insitucional për të ofruar siguri dhe të drejta të plota për punëtorët. Për më tepër, përgjegjësia duhet kërkuar për çdo jetë të humbur deri më tani, dhe të gjithë shkaktarët duhet vënë para drejtësisë”, thuhet në njoftim.