Rreth tre vjet pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, është kompletuar Komisioni që do të bëjë verifikimin e këtyre viktimave.
Krijimi i Komisionit qeveritar është dashur të bëhej në vitin 2014, gjashtë muaj pas miratimit të Projektligjit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni, i cili do të bëjë konstatimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës do të përbëhet nga 9 anëtarë, ndërsa në fillim të kësaj jave pritet të dërgohet për aprovim në Qeveri.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS), Izedin Bytyqi, ka bërë të ditur se pjesë e Komisionit do të jenë përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit për Hulumtimin e Krimeve të luftës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.