Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot është takuar me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Takimi zgjati dy orë, dhe për shkak të konfidencialiteti, ai u mbajt pa praninë e mediave.
Pas përfundimit të takimit u bë e ditur se 911 persona kanë aplikuar për t’iu njohur statusi, ndërsa prej tyre 195 personave iu është njohur statusi si viktimë e dhunës seksuale.
Kryetarja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje se janë njoftuar se çka ka bërë Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, në vitin e parë të punës, përcjell kp.
Sipas saj, do të ishte shumë me rëndësi që sa më shpejt të krijohet një data-bazë, si dhe të bëhet e ditur se konfidencialiteti i atyre që duan ta marrin këtë status është i lartë. Ajo u shpreh se si anëtar të komisionit kanë ofruar përkrahje kur dihet se tema është mjaft e ndjeshme.
“Është një çështje shumë sensitive dhe ne do të bëjmë edhe si komision ndoshta më shumë për me sensibilizua gratë me i paralajmërua për këtë punë...Ne si komision për të drejtat e njeriut është shumë e rëndësishme ne me pas edhe një data bazë për Kosovën, të cilën ne mundemi me e shfrytëzua si politikanët edhe në Kosovë edhe jashtë Kosovës”, ka theksuar ajo.
Edhe
Dhuna seksuale gjatë luftës, 1.650 personave u është njohur statusi i viktimës
Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, u shpreh se puna që po bëhet në këtë komision do të ndihmojë për qasjen në drejtësi.
Ajo ka sqaruar se deri tani kanë pranuar 911 aplikacione, ku prej tyre iu njihet statusi 195 personave që gëzojnë pension prej 230 euro.
-
Shihet dekurajues refuzimi i 344 kërkesave për status të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës
-
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale
-
Selmani: 317 aplikime për status të personit të dhunuar gjatë luftës janë refuzuar
-
Rifillon procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës