Pas zyrtarizimit të zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës, kanë përfunduar numërimet e votave dhe të universiteteve të rrethe. Sipas informacioneve mësohet se Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit.
Po ashtu ka përfunduar dhe numërimi i votave në Shkodër dhe mësohet se me dy vota diferencë është zgjedhur rektore Suzana Golemi. Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, rektori në detyrë.
Ndërkohë në universitetin “Fan Noli” në Korçës është zgjedhur rektor, Dhimitër Bello. Profesori i njohur i gjuhë-letërsisë ka fituar 95 vota pedagogesh ndaj 54 votave të kandidatit për rektor Lorenc Ekonomi.
Numërimi ka përfunduar dhe në universitetin e Gjirokastrës ‘Eqerem Çabej’ dhe në krye të institucioni arsimor për katër vitet e ardhshme do jetë Bektash Mema. Nga ana tjetër Roland Zisi është zgjidhur rektor i universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, me 119 vota.
-
Presidenti Meta dekretoi rektorët e universiteteve publike të Shqipërisë
-
Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës
-
Nga rektori i ri kërkohet guxim për të ndëshkuar shkeljet etike të profesorëve
-
“Kontrabandimi” i rektores në Universitetin e Mitrovicës
-
Me 6 vota për, Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i ri i UP-së