Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas shtyrjes së vendimit për Haradinajn, Ahmeti i bindur se demarkacioni dhe asociacioni nuk bën të kalojnë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i bindur se pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar për shtyrjen e rastit të Ramush Haradinajt, demarkacioni dhe asociacioni nuk bën të aprovohen në Kuvend.

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës sot shtyu për 6 prill vendimin për lirimin apo ekstradimin e Haradinajt në Serbi, ndërsa Ahmeti ka thënë se pas kësaj seance është bindur që dy demarkacioni me Malin e Zi dhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk bën të kalojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas vendimit për edhe një shtyerje për Haradinajn, jam edhe më shumë i bindur që demarkacioni dhe asociacioni nuk bën të kalojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.