Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti të drejtë vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në një përgjigje për reagimet e ambasadave kryesore evropiane, Rama ka theksuar se qëllimi i qeverisë mbetet i palëkundur: Shqipëria në BE brenda 2030-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka ironizuar me opozitën, që e priti vendimin e Kuvendit me protestë, teksa u shpreh se “shoqata e molotovëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë”, ndërsa shtoi se Kuvendi e refuzoi kërkesën e SPAK-ut për Ballukun në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem.
“Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%. Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj se kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian. Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur”, është shprehur ai, raportoi “TCH”.
Një pikë tjetër që ai e ka përmendur është se, sipas tij, Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.