Olga Gorgola nga Ukraina, bashkë me dy fëmijët e saj, të cilat po qëndronin në kushte të rënda në Prishtinë, tashmë janë akomoduar në një banesë tjetër nga Qeveria.
Gjithashtu bëhet e ditur se Qeveria po i bën verifikimet e duhura që asaj t’i jepet statusi i azilkërkuesit.
Emisioni “038” javën e kaluar ka raportuar për kushtet e rënda me të cilat po përballej ajo në një banesë pa ngrohje.
Autorja e emisionit, Rajmonda Zhdrella, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Olga ditëve të fundit ka marrë edhe shumë ndihma.
Olga ishte akomoduar nga një familje kosovare dhe shteti i ndihmonte me nga 100 euro.
Ajo para ardhjes në Kosovë kishte jetuar në Donjetsk në Ukrainë.
Edhe
Jeta e refugjates ukrainase në një banesë pa ngrohje në Prishtinë
Olga ka treguar se e ka zgjedhur Kosovën pas një ftese që ka marrë nga miqtë e saj, të cilët i bëri kur e vizitoi Shqipërinë vitin e shkuar.
Ajo për “038” kishte treguar se e kishte paguar qiranë për tre muaj dhe i kishin mbetur edhe fare pak ditë deri në fund të afatit.