Pas raportimit të KOHËS për tejmbushje me mbeturina të pikës prej ku parashihet të transferohen vazhdimisht mbeturinat e Drenasit në fshatin Çikatovë e Vjetër, Komuna e Drenasit njofton se ka gjobitur me 5 mijë euro kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”.
Në njoftimin e Komunës theksohet se Drejtoria e Inspektoratit ka dënuar këtë kompani për mosrespektim të marrëveshjes dhe Ligjit për menaxhimin e mbeturinave nga ana e kompanisë dhe pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për mospërgjegjësi të kompanisë për mbledhjen e mbeturinave.
“Komuna e Drenasit vazhdimisht ka shprehur pakënaqësitë e saj me kompanitë rajonale, të cilat vazhdojnë të janë neglizhuese dhe joefektive në realizimin e obligimeve të tyre”, theksohet në njoftim.
-
Pika e transferimit të mbeturinave në Drenas shndërrohet në deponi
-
Akuza ndaj ndërmarrjes “Pastrimi” e Komunës së Drenasit për keqmenaxhim me mbeturina
-
Kryeqyteti “përmbytet” nga mbeturinat, “Pastrimi” dhe pushteti fajësojnë njëra-tjetrën
-
Pika transferuese e Drenasit është shndërruar në deponi, banorët kërkojnë largimin e saj
-
Fekalet e Drenasit derdhen direkt në lumin Drenica