Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas raportimeve për mostransparencë, Ministria publikon lejet e pëlqimet ujore

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka publikuar aktet administrative ujore për vitin 2023, dhe të mëhershme, pas raportimeve për lëshimit në heshtje të lejes ujore dhe mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi 1” në Deçan për pesë vjet.

Në dhjetor, KOHA raportoi se si në heshtje dhe pa pjesëmarrje të publikut, Ministria e Mjedisit ka vazhduar me avazin e vjetër të licencimit të hidrocentraleve. Organizatat për mbrojtjen e mjedisit paditën MMPHI-në, ndërsa ministri Liburn Aliu ishte përgjigjur se leja nuk ishte dhënë fshehurazi.

Të enjten, Aliu në Facebook ka publikuar vegëzat për vendimet e lëshuara nga kjo ministri.

“Me qëllim të zbatimit të zotimit tonë, për transparencë të plotë për qytetarë, kemi bërë publikimin e Akteve Administrative Ujore për vitin 2023, si vazhdimësi e publikimit të tyre për vitet 2018, 2019, 2020, 2021, dhe 2022. Tani, në faqen zyrtare të Ministrisë, janë të publikuara të gjitha Aktet Administrative Ujore”, ka njoftuar ai.

LEJET 

PËLQIMET