Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se dorëzimi i 36 banesave në veri të Mitrovicës, të ndërtuara me fonte të Serbisë, është “vetëm një pikë loti në det”, bazuar në atë që do të bëhet e do të ndihmohet.
Qeveria e Serbisë të mërkurën ndau 36 banesa për çiftet serbe në Mitrovicë të Veriut. Këto banesa, janë pa leje ndërtimi dhe pa pëlqim urbanistik nga institucionet e Kosovës, mirëpo ato dhe shumë të tjera janë ndërtuar viteve të fundit.
Petkoviq, në një intervistë për uebfaqen e Partisë Përparimtare të Serbisë, që udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në radhë është ndërtimi i një spitali në Graçanicë në vlerë mbi gjashtë milionë euro.
“Para nesh është ndërtimi i spitalit në Graçanicë. Është e natyrshme që po i gëzohem kësaj, pasi populli ynë pas një dekade neglizhencë, mund ta shohë se Serbia sinqerisht kujdeset për qytetarët e saj”, ka thënë Petkoviq.
Sistemi shëndetësor, sikur edhe ata arsimor, kulturor e sportiv organizohen paralelisht në Kosovë nga Qeveria e Serbisë.
Petkoviqi ka thënë se “me ndihmën e Serbisë është luftuar edhe COVID-19” në mjediset ku jetojnë serbët.
-
Serbia sot ndan 36 banesa pa leje për serbët në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë
-
Vuçiq: Serbët nuk do t'i lëshojnë ndërtesat në veri të Kosovës
-
Serbia jep mbi 6 milionë euro për ndërtimin e objektit të “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”
-
Vuçiqi paralajmëron ndërtimin e rrugës Mitrovicë – Jarinje nga Serbia
-
Në veri të Mitrovicës ndahen 40 banesa të tjera pa leje të ndërtuara nga Serbia