Transporti publik në Tiranë ka rinis sot, pas katër muajsh ndërprerje për shkak të përhapjes së COVID-19.
Puna do të vijojë duke zbatuar edhe protokollin e sigurisë sipas dakordësisë së arritur mes kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik Urban.
Siç vihet re edhe në foto punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispeçer, si dhe stafe të tjera plotësuese janë pajisur me maskë mbrojtëse. Gjithashtu edhe nga ana e qytetarëve lejohet të përdorin autobusin vetëm nëse përdorin maskë, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.
Ndërkohë sikurse është rënë dakord mes bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dezinfektantë me bazë alkooli.
-
Trafiku Urban e zgjat orarin e lëvizjes deri në ora 22:00
-
Trafiku Urban redukton orarin e qarkullimit
-
Trafiku Urban në Prishtinë rikthen orarin e rregullt të qarkullimit
-
Nga sot të gjithë mund të lëvizin falas me autobusët e Trafikut Urban
-
Rifilloi linja e trafikut urban për në Aeroportin e Prishtinës