Kamioni i parë me targa të Serbisë ka hyrë në Kosovë nga Serbia rreth orës 13:50, ka njoftuar “kosovo-online.com”.
Vozitësi i kamionit, Vukashin Vukashinoviq nga Prijepolje, që do të kalojë tranzit nëpër Kosovë, ka thënë për këtë medium në gjuhen serbe se “në Jarinje ka pritur mbi 12 orë dhe se pas vendimin të qeverisë së Kosovës për heqje të masës së reciprocitetit i është thënë se nuk ka nevojë për njoftimin për kamionë, që e ka lëshuar zyrtari kosovar për ndërlidhje në Beograd”.
Sipas këtij vozitësi, për hyrje në Kosovë po presin edhe disa kamionë. Shoferët e kamionëve po shpresojnë që vendimi për heqje të masës së reciprocitetit nënkupton edhe normalizim të trafikut të mallrave.
Artikuj të ngjashëm
-
Kolona të gjata të kamionëve në Jarinjë në pritje për të hyrë në Kosovë
-
Sot, vetëm një kamion me lëndë të parë nga Serbia hyri në Kosovë
-
Kamioni i parë me mallra serbe futet në Kosovë pas heqjes së tarifës
-
Rikthehet qarkullimi normal i kamionëve edhe në kufijtë me Serbinë
-
Ndryshon masa e sigurisë, nga tash ndalohen vetëm maunat me ngarkesë nga Serbia