Prej themelit të saj në vitin 1996, shkolla e mesme e mjekësisë nuk ka pasur asnjëherë objekt të vetin shkollor. Që nga fillimi ajo është endur nëpër objekte të tjera shkollore.
Në vitet e paraluftës ishte sistemuar në objektin e shkollës fillore “8 Marsi”, e pas luftës në objektin e shkollës fillore “Ramiz Sadiku”, ku ka qenë e sistemuar deri në këtë muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shkolla e mjekësisë nga aty përfundimisht do të largohet nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe do të kalojë në objektin e parë të vetin, që është ndërtuar buzë Spitalit Rajonal të Pejës.
Objekti është kryer dhe aktualisht ka nisur rregullimi i infrastrukturës së oborrit të shkollës.
Në objektin e ri shkollor mësimin do të ndjekin rreth 650 nxënës në drejtimin e përgjithshëm, mamisë, pediatrisë, farmacisë, stomatologjisë dhe laborantëve mjekësorë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shkolla e Mjekësisë në Pejë, për herë të parë me objekt të vetin
-
Nxënësit e mjekësisë dhe të gjimnazit në Pejë vonohen në mësim shkaku i transportit
-
Objekti i ri i Gjimnazit në Pejë do të ndërtohet me buxhet komunal
-
Në Pejë po kundërshtohet rrënimi i objektit një shekullor që tash shërben si shkollë e të verbërve
-
Tre muaj pas përurimit Shkolla e Mjekësisë bëhet me ngrohje