Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre muaj pas përurimit Shkolla e Mjekësisë bëhet me ngrohje

Objekti i ri i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, i përuruar në këtë shtator, megjithëse kishte rrjetin e ndërtuar të ngrohjes qendrore, ngrohje në të nuk ka pasur deri këtë javë. Drejtori i Shkollës së Mjekësisë, Artan Demaj, tregon se vonesa e lëshimit të ngrohjes në shkollë ka ndodhur për shkak të pamundësisë së lidhjes në sistemin e ngrohjes së Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas tij, që në fillim ishte menduar dhe shpresuar që shkolla të lidhet në sistemin e ngrohjes qendrore të këtij spitali, që gjendet në afërsi të shkollës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri tash nuk është funksionalizuar ngrohja qendrore duke menduar se po arrijmë të lidhemi në ngrohjen e spitalit, pasi gjendemi si objekt afër spitalit. Edhe drejtori i spitalit ka pranuar që shkolla të lidhet në sistemin e tyre të ngrohjes, por tash vonë në spital na thanë se nuk ka kapacitet ngrohtorja e spitalit edhe për objektin e shkollës sonë”, tregon Demaj arsyen pse kjo shkollë ka qenë deri tash pa ngrohje...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.