Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënësit e mjekësisë dhe të gjimnazit në Pejë vonohen në mësim shkaku i transportit

Vesa Elezaj nga fshati Radac i Pejës, nxënëse e vitit të dytë në Shkollën e Mjekësisë në Pejë, sikur edhe vitin e kaluar shkollor, edhe këtë vit nuk arrin me kohë në orën e parë të mësimit.

Çdo mëngjes ajo është në stresin e ecjes së shpejtë nga stacioni i autobusëve e deri të shkolla, që së paku të mos e humbë tërë orën e parë. Këtë problem të vonesës në orën e parë nuk e ka vetëm ajo por edhe gjysma e nxënësve të kësaj shkolle, që udhëtojnë nga fshatrat e Pejës dhe komunat e tjera përreth Pejës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkolla gjendet afër Spitalit të Përgjithshëm të Pejës dhe deri te kjo shkollë nuk ka kurrfarë transporti publik. Nxënësve që udhëtojnë me autobusë të tjerë deri në Pejë u duhet të ecin këmbë prej stacionit të autobusëve e deri në shkollë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)