Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas apelit të BE-së, Rama i drejtohet opozitës “koha për dialog”

Pas deklaratës së Bashkimit Europian, se palët duhet të bëhen bashkë për të mirën e vendit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë i ka dhënë të drejtë apelit të delegacionit të BE-së dhe ka bërë thirrje opozitës për dialog.

“Pavarësisht se ata u larguan nga Kuvendi, ka ende vend që të ulen bashkë me të drejta të barabarta e të diskutojnë për Reformën Zgjedhore e shumë çështje të tjera”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!

Artikuj të ngjashëm