Në kioskat e pjesës veriore të Mitrovicës, sot, pas pesë muajsh, është në shitje shtypi ditor i Beogradit, për të cilin, siç raportojnë mediat serbe, distributorët duhet të paguajnë taksë qind për qind, të vendosur nga Kosova për mallrat me origjinë nga Serbia, që nga nëntori i vitit të kaluar.
Kështu raporton Radio Kontakt Plus i Mitrovicës në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi, Zvezdan Mihajlloviq nga firma KIM Beokolp, që bën distribuimin e shtypit në Kosovë, ka thënë se "të gjithë botuesit kanë manifestuar mirëkuptim dhe kanë ulur çmimin për të kompensuar pjesën e pagesës së taksës, rrjedhimisht shtypi në të gjitha kisokat do të jetë me çmim të njëjtë si në Serbi".