Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyqanet e zbrazura, sipas paralajmërimit, mbyllen në veri

Mbyllja e dyqaneve në veri. Foto: Radio Kontakt Plus

Në shenjë proteste për shkak të taksës 100 për qind të Qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe, janë mbyllur të gjitha dyqanet ushqimore dhe kioskat në veri të Kosovës.

Siç raporton “Radiokim”, atje nuk janë duke punuar as barnatoret e as objektet e hotelerisë.

Radosh Petroviq, kryetar i të ashtuquajturës “Shoqatë e Biznesmenëve në veri të Kosovës dhe Metohisë”, thotë se masat e Kosovës kanë sjellë banorët e këtyre komunave në prag të katastrofës humanitare, transmeton Koha.net.

Siç kanë paralajmëruar nga atje, njëjtë do të ndodhë edhe nesër.