Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni, tha të premten në Beograd se vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, më 15 dhe 16 korrik, është shenjë e interesimit të Parisit për Serbinë si “partner i parë në rajon”.
Kjo vizitë, sipas tij, shpreh edhe interesimin e shtetit francez për Ballkanin Perëndimor.
“Kjo tregon një interes të ri të Francës për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe dëshirën që marrëdhënies dypalëshe me Serbinë - sigurisht partnerin tonë të parë në rajon - t’i japim një shtysë të re”, tha ai.
Ambasadori njoftoi hapjen e një zyre rajonale të Francës në Beograd, për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve "evropiane" dhe për të siguruar "tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm".
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pati thirrur një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor më 1 korrik në Paris, mirëpo ai u anulua. Takimi, nën organizimin e Macronit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte paralajmëruar gjatë një takimi të formatit të ngjashëm në Berlin, në fund të prillit.
Edhe
Pritet bashkëpunim më i madh mes Francës e Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi
Të dy udhëheqësit evropianë kishin provuar të bindin, Kosovën dhe Serbinë, të vazhdojnë dialogun, mirëpo palët nuk ishin tërhequr nga pozicionet e tyre.
Serbia kërkon heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogun, ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj insiston në një kornizë marrëveshje për dialogun i cili, sipas tij, duhet të prodhojë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
-
Beogradi shpreson se vizita e Macronit do t'i jap fund taksës së Kosovës
-
Media franceze: Cili është qëllimi i vizitës së Macronit në Serbi
-
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi