Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partitë politike, të interesuara për zgjedhje, jo për dialogun me Serbinë

Dorëheqja e kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, e ka vështirësuar edhe më shumë situatën rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të dyja vendet, që nga viti i kaluar, përkundër tentimeve, kanë dështuar që të ulen dhe të vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, raporton KTV.

Për partitë në vend, prioritet në këtë kohë, janë zgjedhjet dhe jo dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Vjosa Osmani nga LDK-ja, e ka quajtur të papranueshëm vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve në këtë kohë, derisa edhe PDK-ja prioritet i ka zgjedhjet e parakohshme.

Kurse, Partia Socialdemokrate, zgjedhjet i konsideron mundësi të zhbllokimit të cilitdo proces.

Edhe Partitë politike, të interesuara për zgjedhje, jo për dialogun me Serbinë Video Partitë politike, të interesuara për zgjedhje, jo për dialogun me Serbinë

Por, funksionalizimi i institucioneve nuk është kushti i vetëm që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas Jeta Krasniqit nga KDI-ja, lidhur me këtë çështje duhet të arrihet edhe konsensus politik.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, insiston se mënyra e vetme e rinisjes së bisedimeve është pezullimi i taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“BE-ja, së bashku me të gjitha shtetet anëtare dhe SHBA-ja, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat menjëherë, për të lejuar rifillimin e shpejtë të Dialogut. Serbia është gjithashtu përgjegjëse për të mbajtur një mjedis të favorshëm për rifillimin e plotë të bisedimeve të Dialogut”, thuhet në një përgjigje të Zyrës për Media të BE-së.

Edhe Dialogu Kosovë-Serbi, ndërmjet ndryshimeve politike dhe zgjedhjeve të reja Arbëri Dialogu Kosovë-Serbi, ndërmjet ndryshimeve politike dhe zgjedhjeve të reja

Takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ishte i planifikuar që të mbahej në fillim të korrikut në Paris, mirëpo i njëjti kishte dështuar.

Ky takim ishte nismë e kancelares gjermane Angela Merkel, dhe presidentit francez Emmanuel Macron, pas Samitit të Berlinit, të mbajtur muaj më parë.