Subjektet politike që menaxhojnë apo synojnë të menaxhojnë në të ardhmen buxhetin e shtetit nuk i kanë të rregulluara sipas ligjeve çështjet financiare brenda vetë partisë.
Asnjëra prej tyre nuk ka kontabilist të certifikuar dhe nuk e udhëheq kontabilitetin sipas standardeve ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo është pasqyruar në raportet financiare vjetore dhe raportet financiare të fushatave të partive politike për vitet 2013-2016.
Raportet në fjalë janë audituar nga kompania “Audit & Conto”, që me katër vjet vonesë ishte përzgjedhur nga Kuvendi për auditim të financave të partive politike. Përveç donatorëve privatë, çdo vit nga buxheti i shtetit ndahen rreth 4 milionë euro për subjektet politike.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Auditorët gjejnë shkelje të mëdha në menaxhimin e financave nga partitë kryesore
- Pse partitë politike nuk duhet të frikësohen nga projektligji për financimin e partive politike?
-
Agusholli: Partitë politike gjatë një viti i marrin afro 4.2 milionë euro
- Injorimi në heshtje i gjetjeve të auditorit për raportet financiare të partive politike
- Ligji për financimin e partive politike mbeti “peng” në Kuvendin e Kosovës