Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partini: Digjitalizimi do t’i rriste investimet e huaja

Njohësi i rreziqeve nga faktori njeri, Jeton Partini, deklaroi se Kosova ndonëse është vonuar, ka shumë nevojë ta integrojë procesin e digjitalizimit nëpër institucione.

Ai deklaroi në emisionin “Sonte me Rronin” të mërkurën, se digjitalizimi i dokumenteve dhe të dhënave do ta rriste numrin e investitorëve në vend.

“Qeveria do të duhej të fokusohej në digjitalizimin dhe industrializimin e të dhënave. Digjitalizimi duhet të ndahet në sektorë, e pastaj vjen industrializimi. Kur të vjen ndonjë kompani për investim, do të dijë se sa njerëz ka Dukagjini, sa janë të shkolluar, sa ka ujë, sa ka rrugë, sa minerale, e të gjitha këto duhet t’i bëjmë në digjitalizim. Kjo është pjesa vitale e investimit”, tha ai.

Sipas Partinit, me digjitalizim, shteti do të kursente letra e skanerë, derisa sipas tij, procesi i digjitalizimit, do ta ulte edhe shkallën e korrupsionit.

“Kjo do të mund të në bënte lider në rajon, vetëm kjo qeveri mendoj se do të mund ta bënte digjitalizimin. Digjitalizimi e minimizon mundësinë e korruptimit. Digjitalizimi shkurton rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Deri më tash s’ka ndodhur sepse s’ka qenë dikush që e ka njohur, deri sa është bërë ndërrimi i Qeverisë, s’ka qenë e rëndësishme. Jemi ndër shtetet e vonuara që ka këtë”, deklaroi Partini, që siç tha ai, ka shërbyer disa vite në Suedi për digjitalizim.

Edhe Kurti kërkon shërbime më të thjeshta dhe institucione më transparente Arbëri Kurti kërkon shërbime më të thjeshta dhe institucione më transparente

Njohësi i procesit shtoi se me digjitalizim, të gjitha të dhënat do të ishin digjitale, nëpërmjet të cilit, çdo funksion do të kryhej brenda pak sekondave.

Ai tha se investitorët e huaj, nuk mund të humbasin kohë pas pas procedurave burokratike për nxjerrjen e dokumenteve, por do të përfundonin punën me efektivitet më të lartë.

“Kur kemi pavarësi të energjisë, vjen digjitalizimi. Ai është i rëndësishëm sepse kompanitë që vijnë këtu, nuk mund të thellohen në këtë lloj administrate që ka Kosova. Nuk kanë kohë të vrapojnë nëpër zyra. Kemi menduar se digjitalizimi është i rëndësishëm për të investuar kompanitë e mëdha”, shtoi Partini.

Ai shtoi se nisur nga përfitimet që Kosova do t’i kishte me digjitalizim, ky proces nuk është i shtrenjtë.

Edhe Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore Arbëri Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore

Partini i propozoi Qeverisë që ta sigurojë edhe vegëzën e uebfaqes zyrtare, në mënyrë që siguria kibernetike të jetë më e lartë.

{gallery}