Partia Fjala shpreh shqetësimin për dënimin e të ashtuquajturit "Grupit të Kumanovës" me 746 vite burgim, 7 prej tyre me burgim të përjetshëm.
Partia Fjala thotë se ky është vendim politik, dhe sipas saj shqiptarët janë viktimë e vendimeve të montuara politike në Maqedoni, transmeton Koha.net.
“Ky vendim i sotëm i Gjykatës së Shkupit është vendim politik dhe dëshmoj edhe njëherë se viktimë e vendimeve të montuara politike në Maqedoni janë shqiptarët”, thotë partia Fjala përmes një komunikate për media.
Fjala më tutje thotë se, “kërkojmë një angazhim të faktorit ndërkombëtar në këtë proces mjaft të ndjeshëm dhe të montuar politikisht. Njëherësh thërrasim gjithë faktorin politik shqiptar në Maqedoni, që të i shfrytëzoj gjithë mekanizmat ligjor juridik që të i ofroj zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë këtij procesi gjyqësor. Faktori politik shqiptar në Maqedoni duhet t’i mbrojë shqiptarët nga dënimet e montuara politike”.
-
ASH: Kërkojmë ndërhyrje urgjente të ndërkombëtarëve për rastin e Kumanovës
-
Alsat: Anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë
-
Gjykata e Apelit konfirmon dënimet për grupin e Kumanovës
-
Krejt çka ndodhi në Prishtinë, Gjilan e Pejë rreth dënimeve të një dite më parë në “Rastin Kumanova”
-
Partia e Drejtësisë në Kosovë dënimet e rastit Kumanova i quan të padrejta