Edhe Aleanca për Shqiptarët ka dhënë qëndrimin e saj pas vendimit të Gjykatës Themelore të Shkupit e cila dënoi me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.
Për veprën "terrorizëm" ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 janë dënuar me burg të përjetshëm.
"Kërkojmë ndërhyrje të urgjente të faktorit ndërkombëtarë për epilogun politik-gjyqësor të rastit të Kumanovës. Vendimi i gjykatës penale me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës, dhe 7 persona me burg të përjetshëm paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve, ne historinë e Maqedonisë”, shkruhet në reagimin e ASH-së ndaj vendimit për të akuzuarit për rastin “Kumanova”, shkruan albeu.
Nga Aleanca vendimin e vlerësojnë si “gjykim është politik, dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik në që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit VMRO-BDI, dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm".
Në po të njëjtin reagim "Aleanca për Shqiptarët" ka ftuar faktorin ndërkombëtar të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij këtij procesi të montuar politik.
-
Gjykata e Apelit konfirmon dënimet për grupin e Kumanovës
-
Partia Fjala thotë se dënimi i “Grupit të Kumanovës” është politik
-
Krejt çka ndodhi sot në Shkup rreth rastit “Kumanova”
-
746 vjet burg për të akuzuarit e Grupit të Kumanovës, 7 të përjetshëm, 12 nga 40
-
Alsat: Anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë