Partia Fjala kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që urgjentisht të dërgojnë ekipet emergjente të shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, e cila është duke u ballafaquar me gjendje të rëndë si pasojë e vërshimeve, thuhet në një komunikatë për media.
Fjala më tutje shton se, “jemi një popull i ndarë në dy shtete, por raste të tilla të vërshimeve duhet të i tejkalojnë kufijtë dhe interesat politike”, transmeton Koha.net.
“Shqipëria është atdheu i shqiptarëve, prandaj shqiptarët, konkretisht udhëheqësit e tyre në shtetet fqinje, duhet mobilizuar dhe dërguar ekipet emergjente të shpëtimit. Veproni sa nuk është bërë vonë”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë në situatën me vërshime
-
Qeveria planifikon të formojë ekip emergjent për strehimin e të ardhurve nga Shqipëria pas tërmetit
-
Kërkohet më shumë përkushtim për kosovarët që u ofruan strehim familjeve nga Shqipëria
-
Shoqëria civile do shtab krize nga qeveria për menaxhimin e fluksit të të ardhurve nga Shqipëria
-
Përveç FSK-së, në Shqipëri Kosova dërgoi edhe policë – të gatshëm edhe zjarrfikësit